AAK dhe Nisma protestën e sotme e kanë vlerësuar madhështore dhe dinjitoze

Kosova

AAK dhe Nisma protestën e sotme e kanë vlerësuar madhështore dhe dinjitoze

Më: 14 maj 2016 Në ora: 16:24

“Dhjetëra-mijëra qytetarë nga gjithë Kosova, sot kanë dëshmuar qytetari dhe vendosmëri, për të kundërshtuar gjendjen e rëndë në vend dhe fajtorët kryesor të kësaj gjendjeje”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të këtyre dy subjekteve.

Siç thuhet në komunikatë edhe në këtë protestë është vërtetuar se populli opozitar në Kosovë, është në rritje.

“Kultura e demonstruar sot, nga qytetarë të të gjitha viseve, që si asnjëherë kishin mbushur sheshin ‘Skënderbeu’, është forca e Boshtit Opozitar, se ai është në rrugë të mirë për të adresuar çështjet që sot e preokupojnë qytetarin e Kosovës, kjo pa dallim përkatësie”, thuhet në komunikatë.

“Të gjithë ata qytetarë që sot, edhe pse mot me shi, vendosën të ishin pjesë e protestës në Prishtinë, ishin zemra e kundërshtimit të këtij pushteti dhe shpresa se Kosova, do të kthehet në rrugà « të mbarë”.

AAK dhe Nisma, i falënderon të gjithë ata që kontribuuan që kjo protestë të ishte masovike, e qetë dhe qytetare, duke përfshirë aktivistët e shumtë, mediat dhe opinionin publik, si dhe organet e rendit.

“AAK dhe Nisma, janë të vendosur që rrugës së kundërshtimit t’i shkojnë deri në fitore të plotë, që është përfillja e vullnetit të sovranit, dhe ne do të jemi në shërbim të tij”, thuhet në komunikatën e dy partive opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat