“Shpata e argjendtë”, bashkon KFOR-in dhe FSK-në

Kosova

“Shpata e argjendtë”, bashkon KFOR-in dhe FSK-në

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 07:30
FSK

Njësitet manovruese të KFOR-it sot do të kryejnë një ushtrim operacional në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Aktiviteti trajnues do të mbahet në dy lokacione të ndryshme: Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kampin “Pomazatin” dhe bazën e KFOR-it, Kampin “Villaggio Italia”, në Pejë.

“Qëllimi i ushtrimit është të rritet aftësia e KFOR-it, në mënyrë që të ruhet gatishmëria e trupave dhe të rritet fleksibiliteti operacional i njësiteve. Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave është objektivi qenësor i ushtrimit”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat