Thaçi nesër takohet me sekretarin e NATO-s

Kosova

Thaçi nesër takohet me sekretarin e NATO-s

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 13:25
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritet që nesër (e mërkurë) të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në faqen zyrtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) është bërë me dije se takimi mes Thaçit dhe Stoltenberg do të zhvillohet në selinë e kësaj aleance në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat