Veseli kërkon mirëkuptimin e opozitës për demarkacionin: T’i hapim rrugë vizave

Kosova

Veseli kërkon mirëkuptimin e opozitës për demarkacionin: T’i hapim rrugë vizave

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 20:39
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili aktualisht gjendet në një vizitë zyrtare në Bullgari, tha se pas Vetëvendosjes pret që punës së rregullt të Kuvendit të Kosovës t’i kthehen edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma për Kosovën.

Ai tha se pozita dhe opozita duhet të kenë një komunikim normal. Madje kërkoi edhe mirëkuptimin e opozitës, siç tha ai, për ta kaluar sfidën e demarkacionit në mënyrë që t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave.

“E përgëzoj ardhjen e VV-së në Kuvend. Pres shumë shpejtë që edhe AAK dhe NISMA për Kosovën t’i kthehen Kuvendit”, tha Veseli në një intervistë të drejtpërdrejt nëpërmjet transmetuesit publik.

Ndërsa, paralajmërimeve se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet, Veseli iu përgjigj me po të njëjtat fjalë të autoriteteve të Bashkimit Evropian, se liberalizimi do të ndodh në fund të vitit.

Por, sipas Veselit, ajo që i duhet Kosovës është zhvillimi ekonomik në mënyrë që qytetarët t’i kënaqen vendit të tyre.

“Jam i sigurt se liberalizimi do të bëhet në fundin e këtij viti. Rinia dhe tregtarët do të lëvizin lirshëm. Ajo cka na d uhet është zhvillimi ekonomik Do të kënaqemi me vendin tonë dhe me identitetin tonë. Do të dalim jashtë për nevoja akademike dhe biznesore”, tha kryetari i Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat