Ja çfarë ka gjetur Auditori në Kuvendin e Kosovës

Kosova

Ja çfarë ka gjetur Auditori në Kuvendin e Kosovës

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 11:08
Kadri Veseli


Auditori i Përgjithshëm e ka vlerësuar Kuvendin e Kosovës me notat më pozitive deri tani për menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike.
 

 Raporti i Auditorit për vitin 2015 e ka ngritur Kuvendin e Kosovës si një ndër institucionet më transparente dhe më të përgjegjshme në shpenzimin e buxhetit.

Ajo që bie sy në raportin e Auditorit i cili ka bërë edhe krahasime ndër vite për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit, vërehet se në dy vitet e fundit që Kuvendi udhëhiqet nga kryeparlamentari Kadri Veseli, është shënuar shumë progres në rritjen e transparencës dhe menaxhimit efikas të buxhetit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas raportit të Auditorit, Kuvendi në dy vitet e fundit i ka shqyrtuar dhe përmirësuar të gjitha rekomandimet e dhëna në vitet e shkuara ku ishin vërejtur parregullsi në menaxhimin e efektshëm të buxhetit të Kuvendit.

Raporti i Auditorit për vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ka realizuar në masën mbi 90 përqind të buxhetit pa asnjë parregullsi, ndërsa po ashtu është vlerësuar edhe transparenca gjatë realizimit të gjitha pagesave sipas kategorive të buxhetit të Kuvendit.

Auditori ka vlerësuar në raport se nuk ka gjetur asnjë vërejtje në menaxhimin e prokurimit publik dhe në menaxhimin e kontratave.

Në raportin e publikuar nga Auditori vërehet se Kuvendi i Kosovës është i vetmi institucion që i publikon në mënyrë të detajuar shpenzimet e buxhetit për aktivitete administrative por edhe shpenzimet e detajuara për deputetët.

Derisa në vitet e kaluara raportet e Auditorit jepnin vërejtje dhe dhjetëra rekomandime për Kuvendin, në raportet e fundit Kuvendi ka marrë vetëm katër rekomandime teknike, të cilat menjëherë kanë fuilluar adresohen nga një ekip i ngritur enkas për trajtimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat