Organizatat për mbrotjen e kafshëve protestojnë të mërkurën para Qeverisë

Kosova

Organizatat për mbrotjen e kafshëve protestojnë të mërkurën para Qeverisë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 20:09
Ilustrim

Organizata jo qeveritare për mbrotjen e kafshëve” PARK” dhe organizatat e tjera për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Kosovë janë në përgatitje të një veprimi juridik kundër Komunës së Klinës dhe AVUK-ut për eleminimin e qenëve endacakë.

Në një njoftim për media, PARK thekson se veprimi i komunës së Klinës është aksion  i kundërligjshëm.

“Ky veprim është në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë si dhe me standardet e reja evropiane që kanë filluar të aplikohen edhe në të gjitha vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.

Park ka paralëmëruar edhe organizimin e një proteste para Qeverisë së Kosovës, me datën 20 Korrik, duke u bërë thirrje simpatizantëve të të drejtave të kafshëe që t’i bashkohen kësaj proteste.

“Njëherësh PARK fton të gjithë simpatizantët e të drejtave të kafshëve që të organizohemi për një protestë para Qeverisë së Kosovës, të merkurën me datë 20.07.2016”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat