Opozita: Kryetari i Malishevës i dobët

Kosova

Opozita: Kryetari i Malishevës i dobët

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 13:48

Opozita e akuzon kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn, si të dobët, nuk i ka realizuar premtimet, ka dhënë premtime boshe dhe që është duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës, ndërsa, kryetari Begaj pranon për KosovaPress, punësimin e dy fëmijëve të tij.

Shefi i  grupit të asamblistëve nga radha e PDK-së në komunën e Malishevës, Izet Morina ka thënë për KosovaPress se kryetari Begaj ka dhënë premtime boshe. Sipas tij, Begaj jo që nuk i ka realizuar premtimet e tij, por ai nuk ka arritur që t’i realizojë as punët që PDK-ja i ka lënë të projektuara. Morina tha se kryetari i komunës së Malishevës po dëmton buxhetin komunal dhe po vazhdon që të mos e respektojë ligjin.

Morina: Kryetari Begaj ka dëmtuar buxhetin 

“Prej momentit të qeverisjes së kryetarit Begaj, jo që nuk i ka realizua premtimet por ai ka dhënë premtime boshe, me një fjalë që për të ardhur deri tek ku ka arrit, tek pushteti, jo që nuk i ka realizuar premtimet e veta por nuk i ka realizuar edhe projektet  të cilat i ka lënë PDK të projektuara, nuk ka qenë në gjendje që t’i realizoj edhe t’i përfundoj. Unë nuk e di cili është prej projekteve që ai i ka premtuar gjatë fushatës të cilin e ka realizuar, sipas meje nuk është asnjë. Ai ka premtuar që ligjin do të respektoj, diku përafërsisht me mos respektim të ligjit buxheti i kuvendit komunal të Malishevës është i dëmtuar përafërsisht 100 mijë euro, krye-këput për mosrespektim edhe moszbatim të ligjit të cilin ka bërë shkelje, ka larguar për bindje politike, profesor drejtor nga arsimi. Tani së fundi në këto momente kemi telashe kryesisht me kryeta rin e Kuvendit por edhe me kryesuesin, edhe me qeverisjen e tij me moszbatimin dhe mos respektimin e ligjit për çështjen e fotografisë së Presidentit që nuk po e vendosin për çështje politike, sepse një gjë që e parasheh ligji duhet të respektohet”, tha ai.
 
Morina thotë se për të gjitha këto ka argumente. Bilës ai thotë se me kryetarin Begaj edhe punësimet në Komunë favorizohen vetëm nëse je anëtarë i partisë Nisma për Kosovën. Ai kujton se kryetari Begaj ka arrit deri aty sa të punësojë edhe dy fëmijët e tij në Ambulancën e Malishevës.

Ndërkohë për këtë raportim të opozitës, KosovaPress ka pyetur drejtpërdrejt kryetarin e Malishevës.

“Është e vërtetë që ata janë të punësuar aty, por janë përzgjedhur vetëm me meritat e tyre, e jo me intervenimet e mia”, ka thënë Begaj.

Nga ana tjetër, administratori i zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Malishevës ,Bekim Gashi thotë se kryetari Begaj ka treguar edhe shumë mangësi të tjera në qeverisjen e komunës. Ai e quan kryetarin të dobët në qeverisje të komunës.

Gashi: Begaj është treguar i dobët në qeverisjen e tij

“Kryetari Begaj është treguar i dobët në qeverisjen e tij edhe pse ka ardhur me premtimin se do të luftoj krimin dhe korrupsionin do t’i liroj, pronat publike nga uzurpimet që janë bërë në qeverisjen e kaluar, do të depolitizoj arsimin në komunën e Malishevës, ai realisht ka dështuar në shumë prej premtimeve që ka dhënë dhe është treguar i pa fuqishëm përball këtyre dukurive. Kryetari Begaj ka thënë se i ka realizuar të gjitha premtimet dhe se nuk ka mbetur asgjë pa realizuar për atë që ka premtuar gjatë fushatës, por fatkeqësisht kjo tregon se nëse janë realizuar premtimet  tregon se sa kanë qenë të paplanifikuar premtimet ose sa kanë qenë të dobëta planifikimet që ai ka bërë për qeverisjen e tij për këtë mandat, nëse e  shohim  gjendjen në Malishevë që nuk ka ndryshuar asgjë nga zgjedhjet lokale, atëherë kjo është shqetës uese dhe si mund të konsiderojmë që ato premtime janë realizuar”, tha ai.

Gashi shtoi që shumica nga fshatrat nuk kanë trotuar e as ujë të pijes, edhe aty ku ka sistem, nuk ka ujë, ka defekte, ka probleme. 
Gashi si dështim të kryetarit Begaj e cilëson edhe mosarritjen e tij që të dërgojë para përgjegjësisë penale Isni Kilajn, qeverisjen dhe drejtoret e tij, që kanë  ardhur në pushtet duke premtuar se do të luftojnë krimin dhe korrupsionin, sepse ai ka pasur të gjitha dosjet në komunë dhe është dashur t’i shfrytëzojë sepse e ka edhe obligim të ua drejtojë organeve të drejtësisë. Lëvizja Vetëvendosje kishe kërkuar dokumente të qeverisjes së kaluar, sepse sipas Gashit, kanë dyshuar që ka shkelje edhe keqpërdorime por kryetari Begaj nuk ka lejuar një gjë të tillë.

Gashi në fund tha se e vetmja meritë që i jepet kryetarit është se ka ndërmarr hapa shumë të mirë për luftimin e rriqrave që kjo ka rezultuar e suksesshme, sepse fatmirësisht nuk ka pasur raste të vdekjeve që kur ka ardhur ai.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, për KosovaPress ka thënë të kundërtat e asaj që deklaron opozita. Ai tha se premtimet që i ka dhënë gjatë mandatit të tij i ka realizuar të gjitha, por edhe për një vit gjysmë, ai do të punojë për problemet e tjera që qytetarët do t’i adresojnë tek ai.

Begaj: Tejkaluam premtimet

“Unë besoj që premtimet tona gjatë fushatës zgjedhore kanë qenë në kuadër të mundësive dhe nuk i kemi tejkalua me premtime të pabaza dhe me premtime të kota, jemi në tejkalim të atyre premtimeve që ne i kemi dhënë në tërsi. Gjatë këtij mandati, deri më tani, prioritet ka qenë ndërtimi i  infrastrukturës shkollore të cilën e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjatë këtyre dy vite e gjysmë po ndërtohen 11 shkolla në komunën e Malishevës, kjo do të përmirësojë kushtet e nxënësve, do të ndikoj edhe në cilin e arsimit. Prioritet i dytë, që ne nuk e kemi premtuar, është ruajtja e shëndetit, ku në atë drejtim  komuna e Malishevës është treguar mjaftë e suksesshme, brenda  dy vite e  gjysmë kemi arritur bashkë me nivelin qendror kemi qenë të angazhuar dhe kemi mbërri që të mos kemi asnjë vdekje nga ethet hemorragjike në Komunën e Malishevà «s”, tha Begaj.
Begaj përmend edhe disa projekte që janë realizuar pa i premtuar në fushata zgjedhore, ku njëra ndër to është zhdukja e rriqrave, ndërtimi i  11 shkollave. Ai tha se komuna e Malishevës ka liruar të gjitha bizneset nga taksat komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat