Dënohet vrasja masive e qenve në komunën e Klinës është Ilegale

Kosova

Dënohet vrasja masive e qenve në komunën e Klinës është Ilegale

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 19:57
ilustrim

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima“ përmes një reagimi, dënon ashpër vrasjen masive të qenve endacak në Komunën e Klinës.

“I bëjmë me dije Kryetarit të Komunës së Klinës dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të cilët kanë dhënë leje për vrasjen masive të qenve se Ligji Nr. 02/L-10  PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE, e ndalon vrasjen masive të qenve”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

"ANIMA" tërheq vërejtjen se veprimi i AUV-ut dhe Komunës së Klinës është shkelje ligjore dhe i dënueshëm sipas legjislacionit të Kosovës, duke paralajmëruar edhe komunat e tjera që të mos e përsërisin të njëjtën përvojë.

“Gjithashtu, paralajmërojmë Komunat tjera të Republikës së Kosovës për kujdes, në mënyrë që një veprim i tillë i kundërligjshëm të mos përsëritet. Në rast të kundërt, ato Komuna dhe cilido institucion tjetër, përfshirë AUV, nuk do të jenë imun nga ndjekja ligjore”, thuhet tutje në reagim.

Kjo shoqatë ka shpjeguar se redutimi i kafshëve duhet të bëhet në akordancë me kompensimin e rritjes së cilësisë së mbijetesës dhe riprodhimit të kafshëve të tjera.

“Ky mosefikasitet spjegohet me faktin e thjeshtë se çdo reduktim i numrit të kafshëve kompensohet me një shkallë më të mirë të mbijetesës dhe riprodhimit të kafshëve tjera dhe me ripopullim nga lagjet apo vendbanimet fqinje. Programet ABC bazohen në zëvendësimin e kafshëve fertile e të pa vaksinuara me një numër të reduktuar të kafshëve të vaksinuara dhe pa aftësi riprodhuese. Ky reduktim ndodh për shkak se një numër i kafshëve me gjendje të rëndë shëndetësore apo agresivitet të theksuar parashihet të eutanazohet. Një formë e këtillë kontrolli siguron zvogëlimin e numrit të qenve paralelisht me parandalimin në masë të madhe të futjes së qenve të rinjë në atë rajon. Kjo për shkak të sjelljes territoriale të kafshëve të mbetura”, ka shpjeguar kjo shoqatë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat