Muaji i mërgimtarëve mobilizon komunën

Kosova

Muaji i mërgimtarëve mobilizon komunën

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 12:30
Lutfi Haziri

Nën moton “Muaji i mërgimtarëve – ti je pjesë e atdheut” dhe nën organizimin e zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit janë paraparë dhjetëra aktivitete kulturore, sportive, ekonomike, debate të ndryshme, koncerte etj. Lutfi Haziri thotë se mërgimtarët janë bërthama zhvillimore e Anamoravës.
Komuna e Gjilanit për nder të muajit të mërgimtarëve ka mobilizuar të gjitha kapacitetet e saja duke qenë sa më afër mërgimtarëve të cilët muajin korrik e shfrytëzojnë për të qëndruar në vendlindjen e tyre.

Komuna tashmë ka bërë publike edhe tërë agjendën programore e cila shihet se është mjaft e pasur dhe e ngjeshur.

Zyra e Lutfi Hazirit është përkujdesur që kësaj radhe duke filluar nga 18 korriku deri më 31 korrik 2016 të zhvillojë aktivitete sportive, kulturore, arsimore, njohëse, debatuese, koncerte e filma të ndryshëm.

Do të ketë programe e shfaqje teatrale, debat me të rinjët për të diskutuar rreth rolit të mërgatës dhe do të ketë një panair regjional.

“Mërgimtarët janë bërthama zhvillimore e Anamoravës dhe ne do të jemi në shërbim të tyre tërë kohën” u shpreh Lutfi Haziri.

Haziri është i bindur se për mërgatën asnjëherë nuk është e mjaftueshme, por kësaj radhe ata do të kenë shumë mundësi dhe alternativa për të zgjedhur programin ose aktivitetet që ata preferojnë.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat