Aksidenti i tmerrshëm mes kamionit dhe veturës: Shuhet familja katër anëtarëshe

Gjermania

Aksidenti i tmerrshëm mes kamionit dhe veturës: Shuhet familja katër anëtarëshe

Nga: Fitim Dika Më: 19 korrik 2016 Në ora: 12:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga një aksident dramatik në Autbanin 1 të Hamburg-Öjendorf, mbrëmjen e djeshme është shuar një familje gjermane, shkruan bild.de. Citroeni i drejtuar nga babai (56) është përplasur me një kamion, që shkaktoi vdekjen e tij, por edhe të gruas (57) dhe dy fëmijëve: djalit (17) dhe vajzës (13). Të gjithë vdiqën në vend dhe siç mund të shikohet nga fotot, përballje ishte e tmerrshme, përcjell botasot.info.

Magjistrale për orë të tëra u bllokua, ndërsa shoferi dhe udhëtari i kamionit janë në shok dhe po trajtohen. Policia akoma nuk ka zbuluar arsyen e aksidentit.
 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat