Malavi dhe Kosova lidhin marrëdhënie diplomatike

Kosova

Malavi dhe Kosova lidhin marrëdhënie diplomatike

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 12:29
Teuta Sahatqija dhe Brian Bowler

Shteti i Kosovës dhe Malavi kanë lidhur marrëdhënie formale diplomatike, me efekt nga 20 korrik 2016, shkruan maravipost.com.

Kjo është bërë e mundur mes ambasadorit të Malavit në Kombet e Bashkuara, Brian Bowler dhe përfaqësueses së Kosovës atje, Teuta Sahatqija. Ata nënshkruan dokumentin dhe mbajtën një fjalim të shkurtër për marrëdhëniet dhe respektin që duhet të mbizotërojë mes dy vendeve, konform ligjeve ndërkombëtare, përcjell botasot.info.


“Qeveria e Malavit dhe qeveria e Republikës së Kosovës janë tërësisht të përkushtuara për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në interes të dy shteteve, për të përforcuar paqen ndërkombëtare dhe sigurinë e bashkëpunimin,” shkruan mes tjerash në dokumentin e nënshkruar.Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat