Çmimi Ruzhdi Ramosaj ndahet për Hasan Zemaj dhe Agron Aliçkaj

Kosova

Çmimi Ruzhdi Ramosaj ndahet për Hasan Zemaj dhe Agron Aliçkaj

Nga: Adem Lushaj Më: 23 korrik 2016 Në ora: 20:06
Ndarja e çmimit

Hasan Zemaj, ish kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, (i vrarë së bashku me Tahir dhe Enis Zemaj), si dhe Agron Aliçkaj, ish portieri shumë vjeçar i Deçanit, janë nderuar me Çmimin “Ruzhdi Ramosaj’, të ndarë nga kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj.

Ky nderim për Zemaj dhe Aliçkaj, është bërë pas përfundimit të turnirit tradicional në futboll të vogël, që mban emrin e futbollistit të njohur deçanas, i vrarë nga forcat serbe, turnir i mbajtur në kuadër të “Ditët e Diasporës”, ku fitues i këtij turnir doli “Budoshi” nga Carrabregu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat