Sot Kosova është në zi!

Kosova

Sot Kosova është në zi!

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 00:28
Sulmi në Mynih

Ditë zie e ka shpallur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke thënë se kjo është një tragjedi e madhe dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të gjitha viktimave.

Kosova sot, e diel, 24 korrik, është në ditë zie, ngase tre nga dhjetë viktimat e sulmit në Munih të Gjermanisë, ishin kosovarë.

Ditë zie e ka shpallur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke thënë se kjo është një tragjedi e madhe dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të gjitha viktimave.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Evropë”, thotë ai.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Sulmuesi i aktit barbar, që tronditi botën, ishte gjermano-iranian, 18 vjeçar, që policia thotë të mos ketë pasur lidhje me ISIS-in, por ai që shumë kohë kishte probleme dhe po trajtohej te psikiatri.

Të vrarët janë të gjithë të rinj deri në moshën 21 vjeçare, dhe mediat e mëdha botërore e kanë quajtur ‘vrasësi i të rinjve'.

Viktimat kosovare, Dijamant Zabërgja, Sabina Sulaj dhe Armela Segashit, ishin të moshës 21, 14 dhe 18 vjeçe. Ngjarja ndodhi në një qendër tregtare, në Munih të Gjermanisë në pasditen e 22 korrikut.

Vrasësi Ali David Sonboly, pasi vrau nëntë persona vrau edhe veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat