Rregullat në komunikacion me projektligj

Kosova

Rregullat në komunikacion me projektligj

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 07:05
Ilustrim

Rregullat në komunikacion do të jenë edhe me projektligj, i cili do të shqyrtohet sot në Komisionit për Buxhet Dhe Financa.

Përveç këtij projektligji, do të shqyrtohet edhe plotësimi i ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ku vetëm një pjesë e vogël e shkrimeve të mediave është paraparë të mbrohen.

Komisioni  do të shqyrtojë edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për investime për projektin e rehabilitimit të linjës Hekurudhore 10, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e Trafikut Urban, si dhe projektligji për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës dhe amendamenteve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Gjatë kësaj mbledhje, komisioni do të shqyrtojë edhe raportin financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2016 dhe programit të shpenzimeve të RTK-së, për periudhën Korrik-Shtator 2016, si dhe raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat