Kryeministri hungarez mbështet fuqishëm Trumpin

Evropë

Kryeministri hungarez mbështet fuqishëm Trumpin

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 08:00
Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban duket se është një mbështetës i flaktë i biznesmenit të fuqishëm dhe kandidatin për president të ShBA-ve, Donald Trump.

Sipas tij, planet e manjatit të pasurive të patundshme për emigracionin dhe politikën e jashtme janë jetësore për Hungarinë, ndërsa ato të rivales së tij demokrate Hillary Clinton i cilësoi si vdekjeprurëse.

Lideri konservator është i pari udhëheqës evropian që shpreh një preferencë për njërin prej dy kandidatëve që do të garojnë kundër njëri-tjetrit në zgjedhjet e nëntorit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat