Ministrja Hoxha premton se do të mbështesë kryeprokurorin Lumezi

Kosova

Ministrja Hoxha premton se do të mbështesë kryeprokurorin Lumezi

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 17:55
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj

Në takim, ministrja Hoxha përgëzoi Kryeprokurorin Lumezi për angazhimin e vazhdueshëm për pavarësinë e sistemit prokurorial, ndërsa potencoi qëndrimet dhe përkushtimin e saj që Prokuroria do të ketë mbështetjen e fuqishme në funksionimin sa më të mirë të saj.

Në notimin e MD'së thuhet se Lumezi, e njoftoi ministren Hoxha me të arriturat, sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet Prokuroria e Kosovës, ndërsa theksoi se është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Kodit Penal dhe Procedurës penale të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe gjykimin e paanshëm.

"Ministrja Hoxha deklaroi se është e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, duke ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë. Ajo vuri në pah rëndësinë e transparencës në rritjen e efikasitetit, përgjegjshmërisë dhe luftimin pa kompromis të dukurive negative në drejtësi", vazhdon njoftimi. 

Sipas të njëjtës kumtesë, bashkëbiseduesit e vlerësuan nevojën e krijimit të grupeve punuese për ndryshimet në Kodin penal dhe Kodin e Procedurës penale, trajtimin e disa fushave specifike me prioritet, me ç’rast ministrja Hoxha u zotua për ofrimin e ndihmës së plotë gjatë këtyre proceseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat