Vihet gurthemeli i objektit te zjarrfikjes në Podujevë

Kosova

Vihet gurthemeli i objektit te zjarrfikjes në Podujevë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 08:59
Zjarrëfikësit

Ministria e Punëve të Brendshme organizon sot vënien e gurthemelit  për objektin e zjarrfikjes dhe shpëtimit për nevojat e njësisë së zjarrfikjes dhe shpëtimit në komunën e Podujevës. 

Në  ceremoninë e vënies së gurthemelit do të marr pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hysen dhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu. 

Ceremonia do të mbahet në Podujevë duke filluar në ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat