Qytetarët nga Kosova mobilizohen për t`i ndihmuar të prekurit nga vërshimet në Shkup

Kosova

Qytetarët nga Kosova mobilizohen për t`i ndihmuar të prekurit nga vërshimet në Shkup

Nga: M.L Më: 7 gusht 2016 Në ora: 22:04
Vërshimet

Pas vërshimeve në qytetin e Shkupit që shkaktuan vdekjen e dhjetëra njerëzve, qytetarë aktivistë nga Kosova, janë mobilizuar për t`u dërguar ndihma të prekurve nga këto vërshime. Pika grumbulluese e ndihmave është caktuar në “shkollën amerikane në kryeqytet. “Shoqni, Ne Prishtinë është caktuar një pikë grumbulluese për ndihma për të prekurit nga fatkeqësia natyrore ne Shkup. Kushdo qe ka veshmbathje për te gjitha moshat apo pako ushqimore te me shkruaj ne menyre qe te ju informoje me gjeresisht. Ju lutem shperndane ne menyre qe te informohen te tjeret!!”, ka njoftuar aktivisti Adlum Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat