Zhvillimi i infrastrukturës, arsimi dhe bujqësia ndër prioritet komunave e rajonit Qendër

Kosova

Zhvillimi i infrastrukturës, arsimi dhe bujqësia ndër prioritet komunave e rajonit Qendër

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 11:14
Pamje nga tryeza

(E plotësuar) - Zhvillimi ekonomik dheiI qëndrueshëm është identifikuar si prioritet i përbashkët për të gjitha komunat e përfshira në rajonin e Prishtinës.

Prioritetet e tjera, siç është zhvillimi i  infrastrukturës , arsimi dhe bujqësia janë konstatuar të jenë prioritet për më shumë së gjysmën e komunave të rajonit Qendër.

Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit të studimit “Përputhshmëria e prioriteteve të Qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale të rajonit Qendër”, të organizuar nga Instituti Riinvest.

Komunat të cilat e kanë për prioritet konkretisht zhvillimin e e infrastrukturës janë: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Graçanica dhe Lipjani. Kurse është vërejtur se ngritja e angazhimit në zhvillimin e bujqësisë, si degë e rëndësishme e ekonomisë në vend, në pothuajse në të gjitha komunat e rajonit Qendër, konkretisht, këtë e kanë prioretizuar komunat: Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Graçanica dhe Lipjani.

Alban Hashani, nga Instituti Riinvest  tha se qëllimi i  studimit të sotëm është që të identifikoj dhe vlerësoi përputhshmërinë e prioriteteve zhvillimore të nivelit komunal të këtyre komunave dhe të nivelit qendrorë në mënyrë që të arrihet një sinergji në mes këtyre prioriteteve dhe të arrihet një zhvillim i përshpejtuar.

Hashani: Identifikimi i prioriteteve është bërë kryesisht në dokumentet strategjike të komunave

“Identifikimi i prioriteteve në nivel të komunave është bërë kryesisht duke i konsultuar dokumentet strategjike të komunave, pra strategjitë zhvillimore të komunave si dhe duke marrë vlerësime prej zyrtarëve komunal respektivisht drejtorëve të cilët kanë vlerësuar se sa maten prioritetet e komunës me prioritetet e nivelit qendror. Në anën tjetër prioritetet e nivelit qendror janë nxjerr prej planit i cili është një strategji për zhvillim kombëtar e miratuar nga Qeveria në janë të këtij viti. Plani zhvillimore ose Strategjia kombëtare për zhvillim 2016-2021…ka katër shtylla tematike, fokusohet në zhvillimin e kapitalit njerëzor, zhvillimin e industrive konkurruese, zhvillimin e infrastrukturës dhe sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë”, theksoi Hashani.  

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Sokol Havolli tha se problemet e nivelit lokal janë specifike, por Qeveria ka dokumentet në hartimin e strategjive të cilat adresojnë shumë çështje të rëndësishme për komunat.

Ai tha se komunat e mëdha nuk kanë probleme financiare siç është Prishtina, por janë komunat e vogla të cilat përballen me probleme financiare siç është komuna e Obiliqit.

Havolli tha se janë edhe dy komponentë kryesore për komunat, qarkorja e buxhetit dhe komisioni i granteve.

Havolli: Kemi adresuar një numër të kërkesave nga komunat

“Përtej këtyre dokumenteve strategjike të cilat tanimë u përmenden… kryeministri Isa Mustafa vazhdimisht ka pasur vizita nëpër komuna, komuna këto të cilat janë diskutuar me kryetar të komunave dhe problemet kryesore të cilat ballafaqohen këto komuna. Shpesh shumica prej kërkesave janë edhe kërkesa të cilat problemet reale të cilat ballafaqohen këto komuna…një numër i konsiderueshëm të gjitha këtyre kërkesave përveç se janë vlerësuar të arsyeshme edhe janë adresuar përmes procedimit të rishikimit buxhetor dhe përmes kontingjentesh prej 4 milionë euro që ka ndarë Qeveria me qëllim të adresimit të këtyre kërkesave të nivelit lokal”, theksoi Havolli.

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Besim Kamberaj tha se rajoni ekonomik qendër në fakt është më i zhvilluar dhe sigurisht se edhe në të ardhmen do të ketë një disbalanc me rajonet ekonomike të tjera për faktin se kryeqyteti është pjesë e tij. 

Kamberaj: Komunat duhet të kenë ndërlidhje me prioritetet qeveritare

“Komunat duhet të kenë ndërlidhje me prioritet qeveritare për shkak se prej një analize që kemi bërë ne për grantet e të hyrave vetanake do të thotë pesë vjet, 2010-2014, ka dalë që varsh mëria buxhetore e komunave në raport me grantet qeveritare është 85 për qind, ku vetëm 15 përqind buxheti komunal gjen erohet nga të hyrat vetanake. Kjo tregon një varsh mëri të madhe nga niveli qendror dhe pa dyshim që duhet të ketë ndërlidhje në mes prioriteteve komunale dhe atyre qeveritare”, thotë Kamberaj.  

Drejtori për Zhvillim Ekonomik në komunën e Podujevës, Avni Fetahu tha se kjo komunë ka hartuar Strategjinë Ekonomike, në të cilën janë përfshirë çështjet më të rëndësishme sa i përket sektorëve prioritarë për zhvillim në këtë komunë. Por, Fetahu kërkoi rritjen e vazhdueshme nga Qendra për përkrahjen e këtyre sektorëve me anë të granteve.

Vlen të ceket se përmirësimi dhe mbrojtja e mjedisit është theksuar të jetë me prioritet për komunat, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Në këto dy komuna shtrihet hapësira industriale energjetik, e cila po ashtu njihet si zona më e ndotur në Kosovë.

Komunat e vogla kanë probleme financiare

Instituti Riinvest organizoi tryezën "Përputhshmëria e prioriteteve të Qeverisë qendrore me ato të qeverive lokale të rajonit Qendër".

Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë dhe vlerësojë përputhshmërinë e prioriteteve të zhvillimit rajonal konkretisht rajonit ekonomik Qendër dhe prioriteteve kombëtare të adresuara nga Qeveria qendër , tha Alban Hashani nga Instituti Riinvest.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Sokol Havolli tha se problemet e nivelit lokal janë specifike, por Qeveria ka dokumentet në hartimin e strategjive. Ai tha se në strategjinë kombëtare janë paraparë edhe reformat ekonomike.

"Përtej këtyre dokumenteve kryeministri Isa Mustafa ka pasur vazhdimisht takime nëpër komuna të Kosovës dhe janë identifikuar problemet, por gjithnjë këto kërkojnë zgjidhje me anë të politikave buxhetore. Komunat e mëdha nuk kanë probleme financiare siç është Prishtina, por janë komunat e vogla që kanë probleme financiare siç është komuna e Obiliqit", tha Havolli.

Ai tha se janë edhe dy komponentë kryesore për komunat, qarkorja e buxhetit dhe fusha e  dytë është komisioni i granteve. Në këtë tryezë u identifikuan fushat kryesore për komunat, si industritë konkurruese, infrastruktura dhe bujqësia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat