AUV: Kemi marrë të gjitha masat ndaj sëmundjes gungore të kafshëve

Kosova

AUV: Kemi marrë të gjitha masat ndaj sëmundjes gungore të kafshëve

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 18:09
ilustrim

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, priti në takim ushtruesin e Detyrës së Shefin të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran.

Gjinovci tha se misioni i kësaj agjencie, është të siguroj zbatimin e politikave dhe legjislacionit shtetëror në nivel të lartë të sigurisë ushqimore, përfshirë ushqimin e kafshëve, shëndetin e kafshëve, përkujdesjen ndaj kafshët, sigurinë e ushqimit me prejardhje bimore dhe shtazore në përputhje me standardet e BE-së.

Sipas një njoftimi, Brand u njoftua mbi masat të cilat janë ndërmarrë nga AUV rreth situatës e shfaqjes së sëmundjes gungore të lëkurës të kafshëve e njohur si Lumpy Skin Disease, sëmundje kjo e cila ka prekur gjedhet në gjithë regjionin e Ballkanit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoritet për ruajtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve, ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në dispozicion dhe janë duke bërë gjithçka që është e mundur për të menaxhuar dhe tejkaluar situatën në terren.

Gjinovci dhe Thran gjithashtu diskutuan bashkëpunimin mjaft pozitiv të AUV-së në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) të Kosovës si dhe bashkëpunimin me palën nga Beogradit në realizimin dhe implementimin e marrëveshjeve të dialogut, pasi që ato kanë ndikim në veprimtarinë e AUV-së.

Thran përgëzoi Gjinovcin në progresin mbresëlënës që kanë bërë për të zhvilluar AUV në një institucion publik, profesional dhe efektiv, në përputhshmëri me legjislacionin dhe standarde e BE-së që kanë të bëjnë me politikat  e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat