Tërnava dhe Gjergji, presin kryetarin e Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë, Gazmend Islamin

Kosova

Tërnava dhe Gjergji, presin kryetarin e Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë, Gazmend Islamin

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 14:18
Foto nga vendi ngjarjes

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë, Gazmend Islami, gjatë ditë së sotme ka takuar udhëheqësit fetar të Kosovës.

Islami, së pari ka vizituar Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, ndërsa më pas, ka pas takim edhe me Ipeshkvin Don Lush Gjergji.

Myftiu Tërnava, gjatë këtij takimi i ka dhënë një përkrahje shumë të fuqishme Ballit Kombëtar Demokrat, pasi familja e tij ishte familje Ballistësh dhe ish të burgosur politik.

Ky delegacion i Ballit Kombëtar Demokrat, u prit edhe nga Ipeshkvia e Kosovës, nga Don Lush Gjergji.

Gazmend Islami, kryetar i Ballit, ka folur rreth rolit të partisë Balli Kombëtar Demokrat në Kosovë dhe për aktivitetet politike në vend.

Islami ka falendëruar Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që i dha kësa partie dhe gjithashtu për rolin që Bashkësia Islame e Kosovës si faktor stabiliteti dhe traditën që ka vazhduar populli shqiptar që të jetë çdo herë i bashkuar përkundër të këqijave që po ndodhin kohën e fundit në vendin tonë, kur kemi parasysh këtë që po ndodh me grupet ekstremiste dhe islamofobinë e qytetarëve. Gjithashtu Islami falënderoi Ipeshkvin Gjergji për pritjen që i bëri Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat