Sot u varros i riu goran që u vra të martën në Serbi!

Kosova

Sot u varros i riu goran që u vra të martën në Serbi!

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 17:08
Varrimi

Dragash, 25 gusht 2016 – Dhjetëra qytetarë goranë i dhanë sot lamtumirën e fundit të riut, Elmir Ibrahimi (34), i cili u gjet i plagosur rëndë në një automjet, të martën rreth orës 21:30, tek ura që lidh Beogradin me Vojvodinën, e njohur si “Ura e Pançevës”. I ndjeri nuk iu kishte përballuar plagëve të marra dhe, mëngjesin e së mërkurës kishte ndërruar jetë, njofton Radio Sharri.

Mësohet se automjeti në të cilin ndodhej viktima ishte duke lëvizur drejt Beogradit dhe, sipas policisë së atjeshme, ende nuk dihet se kush e ka qëlluar me një plumb, ndërkohë që në automjet nuk kanë vërejtur ndonjë shenj që do të dëshmonte se dikush ka shtënë nga jashtë automjetit. “Viktima është plagosur me një plumb, në anën e majtë të gjoksit, por ka qenë i vetëdijshëm dhe ishte nisur drejt spitalit në Beograd. Por, kur ka mbërritur tek ura e Pançevës ai kishte humbur shumë gjak dhe aty ka ndaluar. Kalimtarët e rastit e kanë vërejtur dhe, kur e kanë pyetur se kush ia kishte bërë këtë, ai nuk e ka njohur dorasin”, thuhet në njoftimin e parë të hetuesve, duke shtuar se mjekët kishin tentuar tërë natën ta mbanin në jetë por që nuk ia kanë dalë mbanë.

Familja e Elmirit kishte ikur nga Kosova gjatë kohës së luftës dhe ishte vendosur në Cërvenkë, ku fqinjët e tyre kanë deklaruar se ishin ambientuar si është më së miri dhe, tashmë i ndjeri, kishte punuar si automekanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat