Inspekcioni rrënon një objekt pa leje në Drenas

Kosova

Inspekcioni rrënon një objekt pa leje në Drenas

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:54
Ilustrim

Drejtoria e Inspekcionit, ka bërë rrenimin e një pjese të objektit në qender të qytetit në Drenas, pasi që investitori kishte vazhduar punimet pa pasur leje për shtim të etazhitetit.

Të premten, kjo drejtori, përmes kompanisë së kontraktuar për rrenimin e objekteve pa leje, ka bërë rrënimin e shtyllave dhe një pjese të murëve të katit të terë (VIII) të ndërtuar pa leje ndërtimore. Inspektorët më datën 23.04.2016, kanë vërejtur ndërtimin e shtyllave të katit të tetë në objektin afaristo-banesorë më etazhitet B+P+5, më këtë rast është konstatuar së posedusi i lejes ndërtimore ka bërë tejkalim të kushteve të lejes. 

Andaj inspektorët kanë urdhëruar ndërprerjën e ndërtimit dhe kanë vëndosur (shënjën zyrtare) shiritin përgjatë objektit. Drejtoria e Inspeksionit, investitorit i ka dhënë afatin ligjor që të aplikoj për leje ndërtimore 30 ditë. Objekti fillimisht, është ndërtuar sipas lejës së lëshuar më datën 23.07.2009 dhe projektit të aprovuar më etazhitet B+P+3, mirëpo më aktvendim të datës 05.07.2011, nga Drejtorati për Planifikim Urban i lejohet mbi-ndërtim edhe dy etazhe (B+P+5), ndaj me ndërtimin edhe të një etazhi objekti rrezikon sigurinë e tij. Pasi Investitori nuk i është përmbajtur udhëzimeve të Drejtorisë së Inspeksionit, për më tepër ka vazhduar ndërtimin, Drejtoria e Inspeksionit, ka urdhëruar investitorin që në afat prej tetë (8) ditesh të rrënoj vetë pjesën e objektit të ndërtuar pa leje. 

Pasi që investitori nuk ka berë rrënimin e pjesës së objektit pa leje brenda afatit të dhënë më aktvendim, Drejtoria e Inspeksionit ka bërë rrënimin e tijë në pajtim më Ligjin për Ndërtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat