Ndodh edhe në Serie A, ekipi humb ndeshjen në tavolinë

Futboll

Ndodh edhe në Serie A, ekipi humb ndeshjen në tavolinë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:21
Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në elitën e futbollit italian.

Skuadra e Sassuolos ka fituar në fushë ndaj Pescaras me rezultat 2:1. Por një lëshim i rëndë i drejtuesve të klubit të cilët kanë futur në lojë futbollistin Antonio Ragusa, që nuk ka pasur të drejt loje për shkak se emri i tij nuk ka figuruar në listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim, të cilën më herët Sassuolo e ka dorëzuar në Federatën e Futbollit të Italisë.

 Kësisoj, Federata ka marrë vendim që ndeshja të regjistrohet me rezultat 3:0 në favor të ekipit të Pescaras.

 Një gabim i rëndë ky nga Sassuolo që mbetet në kuotën e tri pikëve pas dy ndeshjeve, derisa Pescara e dy shqiptarëve, Ledian Memushaj dhe Rei Manaj tani ka katër pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat