Kryeministri Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin japonez Taketoshi

Kosova

Kryeministri Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin japonez Taketoshi

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 21:09
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Japonisë, Makoto Taketoshi.

Kryeministri Mustafa theksoi progresin në Kosovë si dhe prioritetet dhe reformat e mëtejme të Qeverisë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit. 

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi ambasadorin Taketoshi për përkrahjen e Japonisë për Kosovën, duke çmuar edhe kontributin e tij gjatë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat