Përfundon projekti tre vjeçar për luftimin e krimit të organizuar

Kosova

Përfundon projekti tre vjeçar për luftimin e krimit të organizuar

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 07:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet ngjarja, që do të shënojë mbylljen e projektit të binjakëzimit të BE-së, që ka mbështetur institucionet e Kosovës për 3 vite, kryesisht policinë dhe prokurorët, në përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar në Kosovë.

Në një njoftim për media thuhet se fokusi specifik i projektit ishte trajnimi i Policisë, Prokurorisë dhe IPK-së, krijimi i ekipeve të përbashkëta hetuese dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në këtë aspekt.

“Projekti është implementuar nga Gjermania dhe Hungaria si partnerë nga Shtetet Anëtare të BE-së në projektin e binjakëzimit”, thuhet në njoftim.

Në ngjarjen e sotme marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Zyra e BE-së/PSBE, institucionet e vendit, Policia e Kosovës, Prokuroria, IPK.

Ngjarja mbahet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, objekti i ri i Administratës në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat