Lansohet raporti “Konflikti nuk na ka sjellë lule”

Kosova

Lansohet raporti “Konflikti nuk na ka sjellë lule”

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Zyra e UN Women  në Prishtinë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot do të lansohet raporti “Konflikti nuk na ka sjellë lule: Nevoja për reparacionet gjithëpërfshirëse për të mbijetuarit e dhunës seksuale që ndërlidhet me konfliktin në Kosovë”.

Në një njoftim për media, thuhet se raporti, autore e të cilit është Siobhan Hobbs, është rezultat i disa muajve të hulumtimit, i cili ka përfshi konsultime me të mbijetuarit e dhunës seksuale që ndërlidhet me konfliktin, me institucionet përkatëse qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile.

Ky raport do të lansohet sot, më 31 gusht, duke filluar nga ora 13:30, ndërsa do të marrin pjesë Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Thomas Gnocchi, Shef i departamentit politik, ekonomik dhe integrimeve evropiane, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Flora Macula, Shefe e zyrës së UN Women në Kosovë dhe Siobhan Hobbs specialiste në drejtësi gjinore, UN Ëomen në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat