KFOR-i dhuron pajisje mjekësore për Klinikën në Shlivovë

Kosova

KFOR-i dhuron pajisje mjekësore për Klinikën në Shlivovë

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 13:57
KFOR-i dhuron pajisje mjekësore për Klinikën

Njësiti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (BCU) i Detashmentit të Përbashkët Rajonal (DPR) – Qendër së bashku me Ekipin Ndërlidhës Monitorues (LMT) i KFOR-it, ka dhuruar pajisje mjekësore për Klinikën Shëndetësore në Shlivovë, një fshat i vogël 30 km në lindje të Prishtinës.

Sipas KFOR-it, pajisjet e tilla përfshijnë glukometra, oksimetra, termometra dhe instrumente për matjen e shtypjes, të cilat janë në kuadër të projekteve aktuale për shëndetësi me ndikim të shpejtë të KFOR-it/BCU-së.

“Ky donacion do të ndihmojë banorët e Shlivovës dhe të gjithë njerëzit e rrethinës, të cilët zakonisht duhet të udhëtojnë në Prishtinë në mënyrë që t’i nënshtrohen të gjitha trajtimeve bazike mjekësore.Gjatë këtij aktiviteti, personeli mjekësor ka shprehur falënderimin e vetë, duke theksuar rëndësinë e vazhdueshme të projekteve të tilla të mbështetura nga KFOR-i”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KFOR-i.

Detashmentet e përbashkëta rajonale Veri, Qendër dhe Jug mbështesin vetëdijesimin e Komandandantit të KFOR-it mbi situatën dhe fushatën e komunikimit në zonën e tyre të përgjegjësisë, duke komunikuar kështu me autoritetet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe organizatatj jo-qeveritare (OJQ-të).

Kjo mundëson monitorimin e afërt dhe identifikimin e hershëm të ngjarjeve që kanë të bëjnë me siguri, të ngjarjeve shoqëroro-ekonomike dhe politike. Këta gjithashtu luajnë një rol qenësor në kontributin për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes. Aktualisht, DPR – Qendër komandohet nga një oficer italian dhe përmban personel nga 5 vende të ndryshme; Finlanda, Hungaria, Italia, Sllovenia dhe Turqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat