Dogana e Kosovës dhe Maqedonisë diskutojnë për avancim të mëtejm

Kosova

Dogana e Kosovës dhe Maqedonisë diskutojnë për avancim të mëtejm

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 18:04
Dogana e Kosovës dhe Maqedonisë

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna ka takuar gjatë ditës së sotme drejtoreshën e përgjithshme të Doganës së Maqedonisë, Natasha Radeska Krstevska.

Në këtë takim sipas një njoftimi për media, është diskutuar rreth angazhimit të dy administratave për avancimin e  shkëmbimin  të të dhënave përmes sistemit elektronik, me qëllim të luftimit të evazionit fiskal  dhe kontrabandës, si dhe krijimin e lehtësirave të mëtejme në qarkullimin e mallrave në mes të dyja vendeve.

Po ashtu është bërë një vlerësim i implementimit të marrëveshjeve aktuale të lidhura mes shtetit të Kosovës  dhe atij të Maqedonisë, ku thuhet se nuk ka mbetur asnjë çështje e hapur në funksionin e Doganave të të dy shteteve.

 Të dy drejtorët arritën në konkluzion që të vazhdohet puna e përbashkët ekipore në nivel operativ ashtu që të ndihmohet biznesi në lehtësimin e qarkullimit të mallrave në mes të dy vendeve dhe njëkohësisht të shkëmbejmë edhe më tej përvojat e dyanshme.

Takimi në mes drejtorëve është zhvilluar në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat