Mustafa e Stojanoviq debatojnë për kishën në kampusin e UP-së

Kosova

Mustafa e Stojanoviq debatojnë për kishën në kampusin e UP-së

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 19:32
Mustafa e Stojanoviq

Komuna e Prishtinës i ka kërcënuar serbët e Kosovës, duke i ndaluar punimet për pastrimin e Kishës Ortodokse, në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq.

Këto komente ai i ka bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, derisa ka ftuar atë, që të marrë një qëndrim rreth kësaj çështjeje, transmeton Koha.net.

Ndërsa kryeministri, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të lejohet që objekte të tilla të shfrytëzohen për aktivitet të cilat nuk janë të destinuara. Mustafa tutje ka shtuar se askush nuk guxon të shkaktojë tensione ndërfetare dhe ndëretnike në Prishtinë, derisa ka ftuar ministritë përkatëse që të kujdesen për këtë çështje.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ndërprerja e punimeve është e turpshme.

Ndryshe, të enjten, për shkak te mungesës se dokumenteve adekuate, drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, i ka ndalur punimet në kishën e cila ishte ndërtuar në kohën e Millosheviqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat