Vetëm rinia mund ta shpëtojë Kosovën nga keqqeverisja, thotë Pacolli

Kosova

Vetëm rinia mund ta shpëtojë Kosovën nga keqqeverisja, thotë Pacolli

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 20:58
Udhëheqësi i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Udhëheqësi i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se vetëm rinia mund ta shpëtojë Kosovën nga keqqeverisja.

AKR është e vendosur që të vihet në dispozicion të rinisë, ka thënë Pacolli, gjatë Kuvendit zgjedhor të Forumit Rinor të degës së partisë në qytetin e Lipjanit, bën të ditur një komunikatë nga AKR’ja.

“Ne do ecim përpara bashkë, pa limite për një jetë me të mirë për të gjithë dhe ne jemi ata që do t’ia kthejmë dinjitetin kësaj rinie”, deklaroi Pacolli, para një numri të madh të të rinjve, të cilët kishin ardhur ta përcjellin Kuvendin.

Në prani të 237 delegatëve, me shumicë votash, kryetar i Forumit Rinor të AKR’së në Lipjan u zgjodh Bekim Olluri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat