Komuna e Vitisë dhe SHHB “ Nëna Terezë” nënshkruan një memorandum për rintergrimin e familjeve të kthyera nga Austria

Kosova

Komuna e Vitisë dhe SHHB “ Nëna Terezë” nënshkruan një memorandum për rintergrimin e familjeve të kthyera nga Austria

Nga: Aziz Zuka Më: 21 shtator 2016 Në ora: 15:32

Komuna e Vitisë dhe Shoqata Humanitare Bamirëse “ Nëna Terezë”, të meerkurën kanë   nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për riatdhesimin dhe riintergrimin e familjeve nga Austria si dhe vendet tjera gjermano folëse. 

Këtë memorandum bashkëpunimi e nënshkruan kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Zef Shala, nga SHHB “ Nëna Terezë” dhe ky dokument është nënshkruar në kuadër të projektit të agjencisë për zhvillim të Austrisë “ ADA”, Caritasit Austriak dhe Caritasit të Luksemburgut.

“ Ky projekt i përbashkët do të shtrihet në tri zona të Kosovës ku përfshihen zona e Mitrovicës, Ferizajit dhe Prishtinës, në bazën e të cilët parashihet të ndihmohen 100 familje që do të riatdhesohen nga Austria dhe vendet gjermano-folëse dhe si i tillë është titulluar: “ Kthimi në shtëpi”. Ka thënë Zef Shala nga SHB “ Nëna Terezë” .

Sipas tij qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuoi në reduktimin e presionit migrues në Kosovë dhe nxitjen e riintergrimit të popullatës së Kosovës përmes krijimit të aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike dhe rritjes së mirëqenies së 100 familjeve të kthyera dhe 20 familjeve të tjera të privuar nga shoqëria. Kurse, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna e Vitisë përkrah këtë projekt pasi që përmes saj qytetarët vitias të cilët kthehen nga këto vende do të kenë më të lehtë riatdhesimin dhe riintergrimin në atdheun e tyre. “ Si institucionet komunale do të përkrahmi çdo aktivitet të shoqatës dhe do të ju qëndrojmë afër në aktiviteteve të planifikimin me këtë memorandum” u shpreh kryetari Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat