Kosova, pikë referimi në hartën e trafikut ajror ndërkombëtar

Kosova

Kosova, pikë referimi në hartën e trafikut ajror ndërkombëtar

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 16:57
Pamje nga konferenca

Kosova nuk ka pasur deri më tani asnjë aksident ajror, siç nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo ndërhyrje në masat e sigurisë së aviacionit civil.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Kolegji “Tempulli”, me temë ‘Kosova si qendër e rëndësishme e udhëtarëve në regjionin e Evropës Juglindore dhe kërkesat për shërbime shtesë në trafikun ajror’, ku u tha se trafiku por edhe transporti ajror në Kosovë janë duke lëvizur përpara në industrinë e aviacionit në regjion dhe më gjerë.

Po ashtu u tha se Kosova është një pikë e rëndësishme referimi në hartën e trafikut ajror ndërkombëtar, e cila çdoherë e më shumë ofron mundësi më komode për udhëtim. 

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar “Limak Kosova”, Adem Gashi, tha se nuk ballafaqohen me ndonjë problem që kërkon ndërhyrje urgjente.

Gashi: Kosova ka arritur suksese të mëdha në ndërtimin e sigurisë në aviacionin civil

“Temat që u debatuan ishin shumë të rëndësishme në arritjen e  sukseseve të aviacionit civil në Kosovë por edhe me sfidat që ballafaqohet aviacion civil në Kosovë, si dhe ndërtimin e strategjive të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e drejtpërdrejtë të aviacionit civil në Kosovë......u folën edhe për sukseset të cilat janë arrit në aviacionin civil në Kosovë si një shtet i porsaformuar Republika e Kosovës që ka ndërtu edhe ka arrit me sukses të ndërtojë të gjitha institucionet sa i përket aviacionit civil në Kosovë si nga aspekti i sigurimit dhe sigurisë së përgjithshme......ne nuk ballafaqohemi me probleme të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente”, tha ai.

Udhëheqësi i Divizionit për sigurim të aviacionit civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kastriot Gashi tha se që nga paslufta, Kosova nuk ka pasur ndonjë kërcënim në masat e sigurisë së aviacionit civil.

Gashi: Nuk kemi pasur ndonjë kërcënim apo ndërhyrje në masat e sigurisë së aviacionit civil

“Kosova nuk ka pasur deri më tash incident apo më të voglin aksident ajror, si dhe janë paraqitur masat të cilat i ka ndërmarr Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në kërcënimet e fundit që kanë ndodh në sigurinë  aviacionit civil në gjithë botën si dhe tash së fundi që kemi kërcënime direkte nga disa organizata edhe sa i përket sigurisë në Kosovë.....ne si Kosovë do të thotë vetëm marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, i kemi vetëm në bazë të marrëveshjes ECA për hapësirë ajrore evropiane... deri më tani fatbardhësisht nuk kemi ndonjë kërcënim apo ndërhyrje në masat e sigurisë së aviacionit civil”, tha ai.

Kurse, kryeshefi ekzekutiv i Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bahri Nuredini, ka bërë një prezantim për synimet e Agjencionit të Shërbimeve të Navigimit Ajror, në ngritjen e kapaciteteve teknike, njerëzore dhe procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat