Apostolova viziton ngrohtoren e qytetit

Kosova

Apostolova viziton ngrohtoren e qytetit

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 12:37
?Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë sot selinë e Termokos-it në Prishtinë.

Në një njoftim për media, thuhet se qëllimi i vizitës është për të parë funksionimin e impiantit dhe shërbimit që ofron për qytetarët e Prishtinës, përpara sezonit të ri të ngrohjes.

Sipas këtij njoftimi, BE-ja deri më tani ka dhuruar 14 milion euro për përmirësimin e Sistemit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë, dhe ka në plan të investojë edhe më tej në mënyrë që të mundësojë shërbimin për më shumë qytetarë.

Apostolova do të vizitoi Termokos-in sot, në orën 15:00./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat