Aprovohet buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2017

Kosova

Aprovohet buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2017

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 17:19
Kuvendi Komunal i Rahovecit

Anëtarët e kuvendit komunal të Rahovecit kanë aprovuar buxhetin e vitit 2017 dhe planifikimi për vitin 2018-2019. Buxheti i kësaj komune është paraparë të jetë 11,908,739 euro, ku përfshihet grandi qeveritar prej 10,204,240 euro dhe 1,247,732 euro nga të hyrat vetanake.

Për buxhetin e vitit 2017, planifikimi për vitin 2018-2019, dhe shpërndarjen nëpër kategori foli Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, i cili tha se buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2017 do të jetë 11,908,739 euro nga grandi qeveritar janë 10,204,240 euro ndërsa nga të hyrat vetanake janë 1,247,732 euro.

Ai tha se shpërndarja e buxhetit për vitin 2017 në kategori ekonomike është paraparë të ndahet për paga dhe mëditje 7,028,178 euro, investime kapitale 3,732,629 euro, mallra dhe shërbime 754,119 euro, komunali 270,500 euro dhe kategoria e subvencioneve dhe transferove 123,313 euro.

Sipas një komunikate të komunës së Rahovecit, në kuadër të këtij buxheti, janë marrë edhe kërkesat nga dëgjimet publike të mbajtura me qytetarë të Komunës së Rahovecit.

Florije Boshnjaku, kuvendare nga radhët e AAK-së, kërkoi që në kuadër të buxhetit të vitit 2017 të futet një kod që ka të bëjë me ndërtimin e një çerdhe, kërkesë kjo e cila u fut si kod në buxhetin e vitit 2017.

Rasim Fazliu, shef i grupit të kuvendarëve të PDK-së, tha se shpërndarja e buxhetit të vitit 2017 është bërë karshi edhe kërkesave të marra nga tereni gjatë dëgjimeve publike me qytetar, ku si kërkesa kanë qenë rregullimi i rrugëve fushore, ndërtimi i kanalizimeve kubëzimi i rrugëve dhe kërkesa të tjera.

Para aprovimit të buxhetit të vitit 2017 dhe planifikimi për vitin 2018-2019, fjalën e mori edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili u përgjigje në disa nga pyetjet e bëra nga kuvendarët dhe pas përgjigjeve tha se vërtet të gjithë diskutimet kanë qenë me vend.

Pas diskutimeve nga ana e kuvendarëve si nga ana e pozitës, po ashtu edhe nga ana e opozitës me 27 vota pro dhe asnjë kundër, me vetëm dy abstenime, anëtarët e kuvendit komunal të Rahovecit aprovuan buxhetin e vitit 2017 dhe  planifikimi për vitin 2018-2019.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat