Veseli vizitoi Fabrikën “Cadi Cleaning” në Ferizaj

Kosova

Veseli vizitoi Fabrikën “Cadi Cleaning” në Ferizaj

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 18:56
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Fabrikën “Cadi Cleaning”, në Ferizaj, e cila prodhon shumë lloje të brushave të pastrimit.

Gjatë qëndrimit në këtë fabrikë, kryeparlamentari Veseli ka parë nga afër procesin e prodhimit të llojeve të ndryshme të brushave, që nga lënda e parë deri në finalizimin e plotë të produkteve, të cilat, përveç tregut vendor, eksportohen edhe në vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Kryetari Veseli tha se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë edhe më shumë reforma që të krijojnë mundësi dhe lehtësira më të mëdha për bizneset, në veçanti për fabrikat të cilat prodhojnë produkte që nga lënda e parë, e deri në finalizim, e të cilat eksportohen jashtë vendit.

Pronari i Fabrikës “Cadi Cleaning”, Sadri Gashi, nga ana e tij, falënderoi kryetarin Veseli për vizitën e bërë dhe kërkoi nga ai që institucionet e Kosovës t’u qëndrojnë më afër më fabrikave të prodhimit, të cilat, sipas tij, me nj reformë më të madhe ekonomike, mund të gjenerojnë edhe më shumë vende të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat