Mbahet gara “Maratona e Malësisë së Gjakovës”

Kosova

Mbahet gara “Maratona e Malësisë së Gjakovës”

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 07:58
Ilustrim

Gara e vrapimit “Maratona e Malësisë së Gjakovës”, sivjet organizohet për herë të parë, në relacionin Gjakovë – Bajram Curr.

Kjo garë do të nis sot, në orën 09.00 në qendër të qytetit në Gjakovë, ndërsa do të përfundojë të njëjtën ditë në qendër të qytetit të Bajram Currit.

Maratona e Malësisë së Gjakovës, tashmë e kanalizuar si maratona që promovon zhvillimin e përgjithshëm të zonës së njohur si Malësia e Gjakovës, synon që ta promovojë këtë zonë si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë turistik, pasi e tërë zona ka kapacitete të mjaftueshme në të dy këto fusha.

Synim tjetër i maratonës, është edhe promovimi dhe mbrojtja e natyrës në këtë zonë, pasi me mjetet e mbledhura nga organizimi planifikohet mbjellja e fidanëve të ndryshëm përgjatë tërë shtegut të maratonës.

“Kjo Maratonë është përkrahur dhe mbështetur nga shumë miq e adhurues të vrapimit, natyrës dhe Malësisë së Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat