Këtë vit do të mbillen fidane në rreth 300 hektarë tokë

Kosova

Këtë vit do të mbillen fidane në rreth 300 hektarë tokë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:08
Ilustrim

Ministria e Bujqëisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka filluar projekti për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura,përkatësisht mbjellja e fidanëve. Nga njoftimi bëhet e ditur se në vjeshtën e këtij viti do të bëhet pyllëzimi i rreth 300 hektarëve tokë.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 16 tetor 2016 – Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që janë duke u zhvilluar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, edhe në vjeshtën e këtij viti është filluar projekti i përvitshëm, ,,Pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura dhe mirëmbajtja e tyre edhe për dy vite në vazhdim’’.

Ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR - Agjencia Pyjore e Kosovës dhe është duke u implementuar nga dy kompani që janë kontraktuar.  Sipërfaqja e përgjithshme e planifikuar për pyllëzim është 295 hektar e ndarë në 3 Llote të ndryshme në të gjithë Kosovën

Edhe këtë vit fidanët për pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve janë marrë nga Fidanishtja pyjore që gjendet në fshatin Araberd të Istogut, e që është pjesë e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Punimet janë duke u monitoruar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Autoritetet Pyjore Komunale.

Projekti vetëm për pyllëzim ka filluar me datë 1 Tetor 2016 dhe pritet të përfundoj deri me 15 Nëntor 2016, ndërsa mirëmbajtja e tyre do të bëhet deri në fund të vitit 2018. Po ashtu me kërkesën e Komunës së Fushë-Kosovës, Agjencia Pyjore e Kosovës i ka ofruar një numër prej 25.000 fidanësh falas, për pyllëzimin e një sipërfaqe prej 10 hektar.

Ndërsa projekti i dytë që është duke u implementuar nga APK-ja, është edhe ai i ,,Mirëmbajtjes së pyllëzimeve të realizuara në vjeshtën e vitit 2015‘‘. Edhe ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR - Agjencia Pyjore e Kosovës, dhe sipërfaqja e përgjithshme që duhet të mirëmbahet është 172 hektar. Punimet janë duke u zhvilluar nga një kompani e vetme, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij projekti deri në fund të vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat