Dhuna “Nuk ka arsyetim”

Kosova

Dhuna “Nuk ka arsyetim”

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 13:20
Pamje nga protesta

Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK) kanë protestuar në mënyrë të qetë duke e kundërshtuar ushtrimin e dhunës ndaj një vajze në Rahovec javën e kaluar, e cila pastaj edhe u bë teme diskutimi.

Një nga hulumtueset në RrGGK, Adelina Berisha, tha se sot kanë dalë që në mënyrë të qeta dhe vetëm përmes mbishkrimeve ta shprehin pakënaqësinë ndaj dhunës së shprehur ndaj vajzës javën e kaluar.

Berisha u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që dhunën në familje ta trajtojnë me seriozitet.

“Arsyeja pse jemi mbledhë këtu besoj që është e qartë për të gjithë neve të cilët ishim dëshmitarë të një rasti shumë tragjik të dhunës e cila u shfaq të premten ndaj një vajze të mitur prej xhaxhait të saj [pranë një objekti shkollor, arsyeja pse jemi mbledh këtu është ta dënojmë dhunën por gjithashtu të bëjmë thirrje që dhuna ën familje të trajtohet me seriozitet nga institucionet e Kosovës duke e pas parasysh se të gjithë ne e kemi obligim që ta dënojmë dhe ta luftojmë dhunën në familje duke filluar prej familjes së vet pastaj edhe shkolla dhe institucionet ët cilat janë të thirrura prej ligjit që ta parandalojnë dhe ta luftojnë dhunën në familje e që shpesh fatkeqësisht po shihet se ose po dështojnë ose vlerat e tyre personale po i qesin në pah kur po merren me rastet e dhunës në familje”, ka thënë ajo.

Berisha ka deklaruar se në bazë të një hulumtimi të publikuar vitin e kaluar, ka dalë se në Kosovë mbi 60 përqind të qytetarëve kanë qenë viktima të dhunës, ndërsa prej tyre shumica e të dhunuarve janë të gjinisë femërore.

“Hulumtimin e vitit të kaluar ka dalë se mbi 60 për qind e qytetarëve të Kosovës janë viktima të ndonjë forme të dhunës në familje. Gjithmonë statistikat tregojnë se gratë shpesh janë më shpesh të viktimave të dhunës në familje gratë edhe vajzat, 68 për qind të rasteve janë gra ndërsa diku 30 për qind janë burrat viktima të dhunës në familje të gjitha këto statistika janë shumë shqetësuese dhe tregojnë që si fenomen dhuna në familje është mjaft e pranishme në shoqërinë tonë dhe duhet ta luftojmë”, është shprehur ajo.

Javën e kaluar ishte publikuar një video nëpër rrjete sociale, ku tre meshkuj, njëri nga ta xhaxhai i vajzës e rrihnin një vajzë të moshës së mitur para objektit të shkollës në Rahovec.

Menjëherë pas kësaj ka pasur shumë reagime nga të gjithë qytetarët e vendit të cilët në të shumtën e rasteve e kanë dënuar aktin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat