Vazhdon mbajtja e kuvendeve zgjedhore në nëndegë të forumit të LDK-së në Shtime

Kosova

Vazhdon mbajtja e kuvendeve zgjedhore në nëndegë të forumit të LDK-së në Shtime

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 21:18
LDK në Shtime

Në mënyrë solemne në shumë lokalitete të Komunës së Shtimes ka vazhduar mbajtja e kuvendeve zgjedhore në FR (forumin rinor) dhe FG (forumin e gruas) në LDK. Në këto zgjedhje si asnjeherë me parë vërehet një interesim shumë i madh i të rinjëve dhe të rejave që të jenë pjesë e këtyre strukturave të LDK-së.

         Në kuvende përveq të rinjëve dhe të rejave po marrim pjesë edhe anëtearë të kryesive, aktivistë dhe veprimtar të degës së LDK-së. 
         Në  zgjedhje bazuar në Rreugulloret përkatse po zgjedhen edhe bartësit e këtyre strukturave: Kryetarët, kryesitë dhe delegatët e këtyre strukturave te rëndësishme të LDK-së, në FR të nëndegëve ku kanë përfunduar zgjedhjet,  si në: 
Vojnoc kryetar u zgjodh Egzon Shanani, 
Gjyrkovc Amir   Nuredini, 
Davidovc Edita Sadriu,
Rashincë Edon Rushiti, 
Godanc Arton Ramadani.

Në ditët në vazhdim do të mbahen zgjedhjet edhe nëpër nëndegët tjera dhe sipas Kryetarit të degës së LDK-së z.  Selim Shabani pas përfundimit të zgjedhjeve  në këto struktura do të organizohen edhe Kuvendet në nivel të degëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat