Fillon ndërtimi i murit mbrojtës tek ura e lumit ”Remnik” në rrugën Rahovec-Drenoc

Kosova

Fillon ndërtimi i murit mbrojtës tek ura e lumit ”Remnik” në rrugën Rahovec-Drenoc

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 09:23
Pamje nga punimet

Ka filluar punimet projekti që ka të bëjë me ndërtimin e murit mbrojtës tek ura e lumit “Remnik” në rrugën Rahovec-Drenoc.

Sipas njoftimit për media,  ura është me gjatësi 115 metra, ndërsa ndërtimi i murit mbrojtës është duke u bërë përmes projektit “Intervenime emergjente  në infrastrukturë”. Deri të fillimi i ndërtimit të këtij muri ka ardhur, pas analizës së bërë nga ana e inxhinierëve të drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Në lidhje me ndërtimin e murit mbrojtës dhe projekteve që janë kryer përmes projektit “Intervenime emergjente në Infrastrukturë”, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Muhamet Behra shprehet se përmes këtij projekti , deri me tani janë rregulluar dy ura, njëra urë është rregulluar në fshatin Nushpallë dhe tjetra në Bernjak, është në ndërtim e sipër edhe  një shtëpi për komunitetin Ashkali në fshatin Krushë e Madhe.

“ Tani jemi në përfundim të ndërtimit të murit mbrojtës në rrugën Rahovec-Drenoc me gjatësi 115 metra dhe me ndërtimin e këtij muri kemi evituar rrëshqitjen e dheut dhe bllokimin e kësaj rruge.  Drejtori Behra tha se në kuadër të kësaj kontrate, do të ketë edhe projekte të tjera të cilat priten të realizohen në ditët në vazhdim”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat