Të rinjtë e Malishevës promovojnë humanizmin

Kosova

Të rinjtë e Malishevës promovojnë humanizmin

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:20
Pamje nga panairi

Organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Malishevës, sot është mbajtur një panair me karakter humanitar, në të cilin janë prezantuar ushqime tradicionale shqiptare, dhe me shitjen e këtyre gatimeve, do të sigurohen ushqime për familjet në nevojë. Këtë iniciativë të të rinjve e kanë përkrahur edhe disa furra dhe kompani që veprojnë në Malishevë.

Këtë panair të ushqimeve tradicionale, e ka vizituar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili ju ka dhënë mbështetje të rinjve, për këtë aksion edhe humanitar, por edhe në kultivimin e traditës sonë.

Mazreku, i ka inkurajuar të rinjtë për këto lloj të aksioneve vullnetare, me karakter humanitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat