Ligji i ri i komunikacit po kritikohet për mosefekt. Sipas ekspertëve të sigurisë ky ligj nuk ka shënuar rënie të aksidenteve me fatalitet.
Avni Islami ekspert i sigurisë me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka shkruar se ligji i ri i komunikacionit nuk po gjen zbatim nga zbatuesit. Sipas tij nuk mjaftojnë vetëm radarët e policëve për të monitoriaur komunikacionin.
Postimi i plotë:
Rritja rapide e numrit të aksidenteve të trafikut në komunikacion , madje edhe me fatalitet po tregon se ligji i ri i cili u miratue ditë më par po del të mos ketë sukses. Një ligj i cili nuk gjenë zbatim apo nuk aplikohet nga zbatuesit e tij, është i prirë të dështoi. Në situatën të cilën jemi ne , aplikuesit e ligjit nuk e e kryejn detyën si duhet. Nuk mjafton të operohet vetëm me radarët ( e dorës) që i posedon polici e Kosovës. Ku janë radarët statik e lëvizës, sa janë efiksae prokuroria e gjykata në zbatimin e ligjit. Të gjitha janë në hallka zingjirore , ketu dikun ka shkëputje të këtij zingjiri që nuk po funksionin diqka dhe humbja e jetëve të njerëzve po rritet në masë të madhe ditëve të fundit. Duhet urgjentisht të plotsohet logjistika e nevojshme dhe të zbatohet ligji ne tërsi. Përndyshe siguria njerzore po rrezikohet nga trafiku i komunikacionit. Vërtet sfidë serioze ..
Ky ligj i ri i komuniacionit ka marrë kritika edhe nga një pjesë dërmuese e qytetarëve