Banorët e Hadës kërkojnë të zhvendosen sa më shpejt

Kosova

Banorët e Hadës kërkojnë të zhvendosen sa më shpejt

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 14:54
Ilustrim

Sot gjatë ditës një ekip nga KIG-u vizitoi fshatin Hade. Aty u informuan nga afër për problemet mjedisore, infrastrukturore, ekonomike e veqanërisht me problemin e stagnimit të procesit të zhvendosjes së banorëve të mbetur.

Qëndrimi i përbashkët i banorëve të fshatit dhe i KIG-ut është që banorët e kësaj pjese duhet të zhvendosen sa më parë, marrë parasyshë nivelin e ndotjes dhe rrezikshmërinë e lartë.

KIG-u konsideron që Ligji për Obiliqin shtron për zgjidhje edhe këtë problem të banorëve të kësaj pjese duke i detyruar institucionet ta  hartojnë një plan dinamik të zhvendosjes. Muhamed Sallova anëtar I KIG-ut I informoi banorët sesi Neni 2 pika 1.8 flet specifikisht për zgjidhjen e këtij problem prandaj edhe kërkoi përkrahjen e tyre për këtë ligj.

Ligji për Obiliqin është gjithëpërfshirës dhe rregullon shumë segmente dhe probleme të shkaktuara nga operatori ekonomik.Këtu përfshihen të gjitha fushat;reduktimi I nivelit të ndotjes sipas standardeve europiane, zhvendosja e banorëve të rrezikuar, investime në gjelbrim, në shëndetësi,në kulturë dhe në sport.

Prandaj KIG-u thërret të gjithë qytetarët, faktorët politikë, komunitetet fetare, OJQ-të që ta mbështesin njëzëri këtë ligj sepse ai është për të mirën e përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat