Filloristët, qe 40 ditë pa tekste shkollore

Kosova

Filloristët, qe 40 ditë pa tekste shkollore

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 20:21
Ilustrim

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një konference për media m; 31 gusht paralajmëroi se gjithçka është gati për vitin e ri shkollor.

Por, kjo nuk doli të ketë qenë krejtësisht e saktë.

Po bëhen afro dy muaj qëkur ka filluar mësimi dhe nëpër disa shkolla ende mungojnë tekstet shkollore.

Një nga shkollat që e kanë këtë problem është edhe “Ismajl Qemali” në Prishtinë.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Hatmane Demiri tregon për tekstet që po i mungojnë kësaj shkolle.

Demiri, thotë se mungesa e teksteve shkollore është mjaftë pengesë.

Për më shumë ndiqeni kronikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat