New York Times prezanton Kosovën si vend për t’u vizituar

Kosova

New York Times prezanton Kosovën si vend për t’u vizituar

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 20:43
Foto

E përditshmja më e madhe në botë, New York Times, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka ftuar vizitorët nga e gjithë bota që ta vizitojnë Kosovën.

Në këtë llogari, nytimestravel, janë rreth 260 mijë ndjekës, derisa ka fotografi nga të gjitha vendet më mbresëlënëse në botë.

Në fotografinë e postuar sot, është prezantuar Manastiri i Deçanit, duke e përshkruar atë si njërin nga manastiret në Kosovë.

Sigurisht, as kjo fotografi nuk ka mbetur pa u komentuar politikisht nga komentuesit serbë, por ka pasur edhe komentues nga Kosova që kanë bërë thirrje që të vizitohen bukuritë e vendit tonë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat