Nis asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Zatriq e Drenoc

Kosova

Nis asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Zatriq e Drenoc

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:06
Pamje nga punimet

Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore si në qytetin e Rahovecit po ashtu edhe nëpër fshatra.

Një projekt i rëndësisë së madhe në të cilin kanë filluar punimet është edhe ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Zatriq me fshatin Drenoc.

Për fillimin e punimeve në këtë projekt, Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, u shpreh se fillimi i punimeve në realizimin e këtij projekti është bërë pas përfundimit me sukses të disa projekteve të tjera të rëndësishëm që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës që lidh këto dy fshatra ka një gjatësi prej 3 mijë 505 metra, ndërsa kosto e këtij projekti është 348 mijë e 947 euro./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat