Përfunduan punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në magjistralen Obiliq – Prishtinë

Kosova

Përfunduan punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në magjistralen Obiliq – Prishtinë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:03
Pamje nga punimet në rrugë

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me stafin e tij, inspektoi punimet për së afërmi në përfundimin e rrethrrotullimit në magjistralen Obiliq-Prishtinë, përkatësisht në rrugën ku e lidhet fshati Dardhishtë në magjistralen Obiliq – Prishtinë.

“Pika e zezë e trafikut” siç u quajt nga qytetarët, pjesa e aksit rrugor, në të cilën ka pasur me dhjetëra humbje jetësh, e qindra aksidente si pasojë e gjendjes së keqe të rrugës, tani më është rregulluar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Image

 

Trajtimi me seriozitet i të gjitha këtyre probleme është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët. Tani drejtuesit e automjete dhe qytetarët do të ndihen të sigurt gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor.

Ndërsa ditë më parë përfundoi trotuari Subutiq – Orlloviq. Po ashtu, këtij projektit kapital do t’i bashkëngjitet edhe ndriçimi publik, punimet e të cilit kanë filluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat