Visar Ymeri: Koalicioni qeverisës ndryshoi qëndrim

Kosova

Visar Ymeri: Koalicioni qeverisës ndryshoi qëndrim

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:24
Visar Ymeri

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri pas takimit të pozitës dhe opozitës ka thënë se ky takim kishte për qëllim që të dilnin pozitë e opozitë me një deklaratë të përbashkët për Demarkacionin.

Ymeri ka thënë se ata kanë shkuar me idenë që kjo do të nënshkruhet por ka shtuar se koalicioni qeverisës ka ndryshuar qëndrim andaj nuk është arritur që të nënshkruhet deklarata.

Ai ka thënë se opozita është pajtuar me draftin, me ndryshimet që janë bërë por sipas tij, me një gjë të tillë nuk është pajtuar koalicioni qeverisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat