A po ndërhyn Presidenti Thaçi në zgjedhjet komunale në Drenas?

Kosova

A po ndërhyn Presidenti Thaçi në zgjedhjet komunale në Drenas?

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 07:01
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e premte ishte prezent në komunën e Drenasit, gjatë një darke të organizuar për mësimdhënësit e kësaj komune.

Ndërsa partia NISMA po e sheh këtë veprim të presidentit si ndërhyrje në zgjedhjet komunale në këtë komune,

Isa Xhemajli nga Nisma për Kosovën, ka deklaruar që kjo vizitë e presidentit Thaçi është ndërhyrje direkte në zgjedhje, me qëllim të favorizimit të një kandidati apo të një partie.

“Presidentët asnjëherë nuk kanë organizuar takime me mësimdhënësit nëpër komuna. Është shumë e paarsyeshme inkuadrimi i institucionit të presidentit në nivel lokal “ ka thënë Xhemajli në Kosova Direkt.

Ndërsa ndryshe po e sheh dega e PDK-së në këtë komunë, takimin e Thaçit me mësimdhënës.

“Ministria e Arsimit e ka pasur të caktuar takimin me mësimdhënës. Ne si parti nuk kemi qenë pjesë e këtij takimi, kjo nuk ka qenë në agjendën tonë. Asesi ky organizim nuk ka qenë politik, ishte i caktuar paraprakisht në agjendën e ministrisë” ka deklaruar zëdhënësi i degës së PDK-së në Drenas, Bekim Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat